Shqiperia

Protesta e studentëve, çfarë pritet të ndodhë sot

Studentët kanë paralajmëruar që edhe gjatë ditës së sotme do të ketë protesta për plotësimin e të gjitha kërkesave të tyre, përfshirë edhe anullimin e ligjit mbi arsimin e lartë.

Gjatë ditës së djeshme ata u mblodhën përpara godinës së kryeministrisë nga ku më pas marshuan drejt Ambasadës Amerikane ku kërkuan mbështetje për kauzën e tyre.

Ndërkohë sa i përket protestës së ditës së sotme ata kanë paralajmëruar ndryshim të strategjisë ku sipas asaj që po qarkullon në rrjetet sociale, studentët do ta nisin protestën pranë fakulteteve, për të marshuar në këmbë para Ministrisë së Arsimit, Kryeministrisë, Kuvendit, Presidencës e më tej drejt Ambasadës Amerikane dhe asaj të BE-së.

Në lajmërimin që ka shpërndarë faqja “Për Universitetin” shkruhet: “Së bashku do ta shndërrojmë universitetin në vatër të mirëfilltë të dijes.

Jemi të vendosur të këmbëngulim deri në plotësimin e kërkesave tona të drejta dhe të panegociueshme”.

OPINIONE