Protesta në New York për mbylljen e Zyrës për migracion, 20 të arrestuar

Të paktën 20 persona u arrestuan gjatë një proteste në New York, në të cilën protestuesit kërkuan mbylljen e Zyrës amerikane të Emigracionit dhe Kufijve (ICE).Policia e qytetit të New Yorkut ndërhyri gjatë një proteste në sheshin Foley të Manhatanit, ku një numër protestuesish u mblodhën të pakënaqur me trajtimin e ICE ndaj migrantëve që ndodhen në paraburgim. Të paktën 20 persona u arrestuan gjatë ndërhyrjes së policisë.

Protestuesit u mblodhën para institucioneve qeveritare të vendosura pranë sheshit dhe në momentin kur po shkonin drejt ndërtesës Federal Plaza, ata u ndaluan nga policia. Ata më pas u larguan nga rrugët përreth, siç regjistroi një reporter i AA-së.

Një numër i konsiderueshëm protestuesish u mblodhën edhe dje përpara ndërtesës Federal Plaza, të cilët, pasi policia i parandaloi ata të hynin në ndërtesë, thyen xhamat në derën e përparme.

Grupi në SHBA u mblodh nën emrin “Mbyllni ICE” dhe më herët ka organizuar protesta duke kritikuar politikat e arrestimit të emigrantëve të padokumentuar dhe për të ndarë familjet e emigrantëve nga fëmijët e tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne