Protesta në Suedi pas djegies së Kuranit nga një politikan

Më shumë se sa 300 persona hodhën gura dhe shashka në drejtim të policisë në qytetin Malmoe të Suedizë, qyteti i tretë më i madh, të premtën pas publikimit të një video ku shihet politikani i të djathtës ekstreme të Danimarkës Rasmus Paludan duke djegur kuranin, pranë një xhamisë së qytetit.

Turmat me të rinj shkatërruan lokalet dhe thyhen shenjat rrugore dhe barrierat metalike. Ata hodhën shashka dhe fishekzjarre në drejtim të makinave, autobuzave, koshave të plehrave, etj.

Policia në Malmoe ka ngurruar të lejojë protestat anti islamike të Rasmus Paludan . të mërkurën leja për të protestuar nuk ju dha. Dhe Paludan të premten u largua nga Suedia dhe u ndalua të hyjë në vend për dy vjet.

Por kjo nuk i ndaloi mbështetësit e tij të regjistronin video duke djegur kuranin dhe duke luajtur futboll me një tjetër libër. Ata u arrestuan më vonë nga policia për krime të urrejtjes.

Gjatë përleshjes me policië, imami i Malmos u përpoq të qetësonte protestuesit dhe I akuzoi ata se po turpëronin besimin e tyre.

Ai dënoi veprimet e të rinjve edhe në faqen e tij në Facebook, duke thënë se kush besim në Islam nuk mudn të sillet ashtu. “Një mysliman I vërtet nuk sillët ashtu”, shkroi ai.

Policia e qetësoi turmën duke i shpjeguar se personat ishin arrestuar dhe politikani danez ishte përzënë nga Suedia./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne