Shqiperia

Protesta/ Studentët të ndarë mes mësimit e bojkotit

Të rinjtë e universiteteve janë të ndarë midis auditorëve e rrugës së protestës.

Të luhatur në vendimin e tyre për të rezistuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave dhe sezonit të afërt të provimeve nga ana tjetër, disa prej tyre i janë rikthyer mësimit normal, ndonëse të paktë në numër.

Të tjerë kanë zgjedhur të protestojnë në formën e tyre duke bojkotuar mësimin, ndërsa një numër i ulët, me firo të dukshme nga një ditë më parë, kanë zgjedhur sheshin para Kryeministrisë.

OPINIONE