Opinion

PROTESTUES SA NË FUNERALIN E NJË JETIMI!!

Savash VELIU
Dje në Tetovë me shpresë entuziaste u caktua pikërisht në ditën e madhe të XHUMAs tubimi protestues duke shpresuar se do të tubohen shumë “njerëz” në protestën humane për hirë të tragjedisë së spitalit të Tetovës.
Por pritjet nuk dolën ashtu siç pritej dhe kjo tregoi sa solidar e sa serioz ishin “njerëzit” tetovar për rastin tronditës me ‘masovitetin’ e tyre në protest!
Kishte aq pak pjesmarrës në protest sa nuk jehoi si atë ditë kur ndodhi tragjedia e cila jehoi në të katër anët e vilajeteve shqiptare.
İshte turpi i Madh të jesh tetovar në Tetovë që nuk ndjeu tragjedinë e madhe si tragjedin e vet, por zgjodhën të rrinë të strukur kaffeneve dhe shtëpive të tyre sepse të rehatuar ishin nga përgjegjësia në vend të protestonin… Sepse kanë rezervuar veten për zgjedhjet lokale dhe sdon të turbulloj veten. Aty pash të tubuar gatise vetëm familjarët e viktimave që se kalonte as numrin 500!
Ku është solidariteti? Ku është sinqeriteti? Ku vajti bujaria e bashkeqytetaria e bashkpergjegjësia humano-tetovare për hirë të viktimave dhe familjarëve që kanë humbur më të dashuritë e tyre në mënyrën më çnjerëzore atje ku jeta duhet shpetuar!?
A kaq kishin pesh viktimatë e qytetit tonë me fatprerët të shtrirë për shërim atë natë të kobshëm?… A hiç nuk ju iku një çikëz gjumi për mënyrën si u ndan bashkëqytetarët tuaj nga jeta?!
Mos u frikesoni se “Allahu nuk ngarkon askend pertej mundesive te veta”. Bakara 286
Po! Këtë e dëshmuat me shkronjë të Madhe se FRİKA ka hyrë në palcë sikur ishijazi në kockat!
Po kështu veprojnë qyqaret që gojën kanë plotë Trimëri por veprat si ma zi! “…Vetëm njerëzit e mençur i pranojnë këshillat.” Zumer : 9
Dijeni se ditën që do të heshtni së foluri dhe vepruari kundër padrejtësisë, do të keni vdekur me të vërtetë.
Isa alejhi selam është shprehur:
“Mua nuk me erdhi veshtire qe me lejen e Zotit t’i sheroj te verberit qe nga lindja, bile as ti ngjalle te vdekurit, por veshtire e kisha t’ia tregoj fjalen e vertete injorantit, e kisha te pa mundur ta bindi njeriun e marrë”.
Ju ende heshtni sepse Frika ka shkaktuar vazalitet dhe servilizëm politik për interesa të ngushta personale. Një Politik që ka ndarë në parti e tarafe popullin kurse në parti e tarafe i ndari nuk ka as Dinjitet e as Ndjenja njerëzore e as Atdhe për sa kohë jetonë si faqezinjë e maskara!
Edhe poqese një mijë herë shtypesh si i pafajshëm ti popull mos u bënë zalim as në të vetmin rast!
Çdodh me ju o popull..?
A ëshëe e mundur të jet i ndershëm shteti në të cilin jetojnë njerëz të pandershëm… o popull!!?
Plumbi i politikanit nuk të vret sa vret plumbi i mikut që si falet kurrë! – “O ju që keni besuar hyni në Islam plotësisht dhe mos ndiqni rrugët e shejtanit. Me të vërtetë shejtani është armik i juaji i hapur.” (Bekare 208)
Më Tetova nuk ka burra dhe më nuk i vjen tetovës era “Burrni”!!! Sepse… “Ai që qëndron si burrë, nuk harohet kurrë”!
Tetovari deshmoi se KA humbur rrugën në oborr të vet… Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë : “Mos i perqeshni udheheqesit tuaj sepse ju jeni pasqyre e tyre! Çfar populli jeni ashtu udheheqes keni (qofshin fetar apo politikan)”!! Por…
Kujtesë edhe për ata që sot ndihen në majë të pushtetit, se do vijë një ditë që do përballen me atë mur që kane ndërtuar vetë. …
Etiketa

OPINIONE