Protestuesit në Greqi bastisin tetevizionin shtetëror

Në Greqi një grup mësuesish që kundërshtonin projektligjin e përgatitur nga qeveria për emërimet e mësuesve kanë hyrë në ndërtesën e institucionit të Televizionit Shtetëror Grek (ERT) dhe kanë pushtuar studion gjatë kohës kur buletini i lajmeve ndodhej në transmetim direkt, transmeton Anadolu Agency.

Pasi grupi me rreth prej 50 persona ka bastisur studion e lajmeve në kanalin televiziv shtetëror ERT1, bëhet e ditur se fillimish janë ndërprerë lajmet dhe janë vendosur reklamat.

Prezantuesi pas një pauze prej rreth gjysëm ore fjalën ia kanë lënë në studio mësuesve të cilët mbushën ambientin duke mbajtur në duar parrulla si “Kryesore të jenë të drejtat e punonjësit”, “Nuk ka tolerim për terrorizmin”.

Zëdhënësi i grupit ka vënë theksin se protestojnë projektligjin që Ministria greke e Arsimit ka përgatitur në lidhje me emërimet e mësuesve dhe gjtihashtu në trasmetim direkt ka njoftuar kërkesat e mësuesve.

Pas ngjarjes ku policia nuk ka ndërhyrë, theksohet se televizioni ERT1 ka vazhduar normalisht transmetimet dhe po ashtu mësuesit janë larguar nga ndërtesa nën shoqërimin e brohoritjeve.

Në Greqi, mësuesit me thirrjen e bërë nga sindikata të ndryshme kanë protestuar në kryeqytetin Athinë projektligjin që ndryshon kriteret e emërimit të mësuesve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne