PS largon urgjentisht përfaqësuesit e saj nga emisioni në Top Channel (FOTO)

Ka nisur me rreth 10 minuta vonesë emisioni “Open” i gazetares Eni Vasili në Top Channel mbrëmjen e së enjtes. Shkak është bërë tërheqja në momentin e fundit të përfaqësuesve të qeverisë nga tryeza e debatit ku do të flitej për protestat e banorëve të Astirit dhe çështja e Teatrit Kombëtar.

Por sapo në studio ka hyrë një grup i banorëve të Astirit, janë larguar nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku dhe drejtori i ARRSH-së. Sapo kanë bërë disa telefonata ata nuk kanë pranuar të përballen me banorët e Astirit që protestojnë për mbrojtjen e banesave të tyre. Në studio ka mbetur vetëm gazetari Andi Bushati dhe zyrtari i PD-së, Jamarbër Malltezi./LAPSI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne