Pse Rusia nuk ia shiti Alaskën Kanadasë, por Amerikës?

Alaskanët festojnë një arritje të madhe në vitin 2017. Ky vit shënon 150 vjetorin e blerjes së shtetit. Në vitin 1867, Rusia ia dorëzoi këtë territor të gjerë Shteteve të Bashkuara për çmimin e volitshëm prej 7.2 milionë dollarësh, ose rreth dy cent për akër.

Sigurisht që SHBA përfitoi më shumë prej kësaj marrëveshjeje – 50 vjet pas shitjes, ethet e arit të Alaskës gjeneruan më shumë se 1 miliard dollarë  pasuri të reja për Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu fitimprurës ishin bollëku i drurit, salmonit dhe naftës. Plus, Alaska u bë një pasuri e vërtetë strategjike për ushtrinë amerikane, sapo erdhi Lufta e Ftohtë.

Atëherë, përse rusët dhanë një rajon të tillë bujar? Dhe pse nuk ia shitën atë Kanadasë, e cila – ndryshe nga SHBA – aktualisht kufizon Alaskën?

Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet të shikojmë prapa në shekullin e 19, kur u shfaq një Proto-Luftë e Ftohtë. Historianët e quajnë atë “Loja e Madhe”.

Rusia pretendon Alaskën

Nga viti 1829 deri në vitin 1907, perandoritë e Rusisë dhe Britanisë së Madhe kishin një armiqësi reciproke. Secila prej tyre donte të zgjeronte ndikimin e saj në Azinë Qendrore, si dhe Oqeanin Paqësor. Kështu, lindi një rivalitet i fortë. Armiqësia nxiti ose intensifikoi disa konflikte ushtarake, sidomos Luftën e Krimesë (1853-1856), e cila vuri përballë Rusinë kundër forcave aleate të Britanisë, Francës, Sardenjës dhe Perandorisë Osmane. Në fund, Rusia u mposht. Nga disa vlerësime, perandoria cariste pësoi më shumë se 800.000 viktima.

Megjithëse kjo luftë ishte e kufizuar në Eurazi, ajo kishte degëzime të mëdha në të gjithë Paqësorin. Ndër të tjera, ajo vuri në pikëpyetje të ardhmen e atij vendi magjik, Alaskës.

Pas dekadave të tëra eksplorime, Rusia pretendoi Alaskën në vitin 1741. Më pas, më 3 gusht 1784, ngriti vendbanimin e saj të parë në Amerikën e Veriut. Ky vendbanim u themelua nga Shelikhov-Golikov Co., një nga disa kompanitë tregtare të leshit që operonin në këtë zonë – me sa duket në emër të Perandorisë. Në vitin 1799, Cari Pali I bashkoi disa prej tyre në Russian-American Co. (RAC). Si një konglomerat i fuqishëm, RAC-it iu dha një monopol tregtar në burimet e Alaskës. Ai gjithashtu kishte për detyrë krijimin e vendbanimeve të reja dhe zgjerimin e pranisë së Rusisë në botë.

Për këtë qëllim, drejtuesi i kompanisë, Aleksander Baranov, i urdhëroi njerëzit e tij të shkonin deri Kaliforninë veriore, ku ata krijuan një avanpost të quajtur Fort Ross, më 2 shkurt 1812. Vizioni i madh i RAC ishte që ky establishment të shërbente si një qendër bujqësore, të korrat e të cilës do t’i mbanin vetë kolonët, si dhe banorët në Alaskë. Me furnizimin me ushqim të garantuar, kolonët në të dy vendet do ta kishin më të lehtë për të siguruar mallin më fitimprurës të Paqësorit: lëkurën e vidrave të detit. Disa herë më të vlefshme se gëzofi i kastorit, këto ishin nyja e jetike e ekonomisë ruso-amerikane.

Për fat të keq, prodhimi blegtoral i Fort Ross ishte shumë i pamjaftueshëm. Dhe për t’i përkeqësuar gjërat, vidrat po gjuheshin kaq shumë, saqë pothuaj u zhdukën. Rusët, pra, hoqën dorë nga Fort Ross, që iu shit një kukufitari amerikan më 1844.

Lufta e Krimesë dhe roli i saj

Pastaj erdhi Lufta e Krimesë, në të cilën Alaska kërcënonte të bëhej një barrë. Sikur britanikët të vendosnin të pushtonin këtë territor, ushtria e tejet e shtrirë e Rusisë do të kishte luftuar për ta mbrojtur atë. Asnjë sulm i tillë nuk erdhi ndonjëherë, pasi britanikët zgjodhën të qëndronin larg Alaskës gjatë luftës. Megjithatë, shumëkush në qeverinë e carit, vuri në dyshim mençurinë e mbajtjes së një kolonie të largët, pak të populluar, burimi kryesor i të cilës ishte zhdukur.

Për t’i bërë përkeqësuar gjërat, anijet që gjuanin balena, nga Britania dhe SHBA shpesh shkelnin në ujërat e kontrolluara nga RAC, duke e ndërlikuar më tej gjithë gjendjen.

Në fund të viteve 1850, Rusia filloi të shqyrtonte idenë e shitjes. Nën rrethana të ndryshme, Provinca e Kanadasë mund të dukej si një blerëse ideale, në sajë të kufirit prej 2.475 kilometrash që ndante me Alaskën. Por Kanadaja nuk ishte ende e vetë-qeverisur, dhe ishte sërish nën kontrollin e fortë të Mbretërisë së Bashkuar. Si pasojë, dorëzimi i Alaskës do t’i jepte Britanisë një gur shtesë shahu në Lojën e Madhe.

Por për fat të mirë për Rusinë, u paraqit një kandidat më i mirë. Gjatë Luftës së Krimesë, kjo perandori sllave gjeti një aleat të habitshëm. Gazetat amerikane mbështetën në shumicë dërrmuese çështjen ruse. Në krye të kësaj mbështetjeje morale, shtetet i dhanë carit edhe trupa, armë dhe furnizime të tjera, edhe pse qeveria e SHBA ishte zyrtarisht neutrale.

Imperializmi britanik

Të dyja superfuqitë e shihnin imperializmin britanik si një kërcënim. Duke pranuar këtë, Rusia e lejoi ministrin e saj të jashtëm në SHBA, Baronin Edouard de Stoeckl, t’u afrohej udhëheqësve të republikës me një ofertë për të shitur Alaskën në vitin 1854. Marrëveshja ra dhe tema nuk u diskutua seriozisht deri në Luftën Civile Amerikane.

Sekretari i shtetit nën presidentët Abraham Lincoln dhe Andreu Johnson ishte Uilliam Seuard, një diplomat i talentuar që kishte predikuar dobinë e Alaskës për vite të tëra. Në vitin 1867, ai dhe Stoeckl arritën një marrëveshje që do të shihte SHBA të merrnin në zotërim territorin në këmbim të 7.2 milionë dollarëve. Më 9 prill të atij viti, Senati e ratifikoi transaksionin.

Më 18 tetor 1867, Alaska zyrtarisht u bë një territor amerikan. Që nga viti 1911, banorët e Kufirit të Fundit kanë festuar përvjetorin e ngjarjes si një festë të madhe. Emri i saj? Dita e Alaskës. Bota.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne