Sociale

‘Pse s’flisni për burrat e divorcuar, që gratë nuk i lejojnë të takojnë fëmijët? A s’është vrasje edhe kjo?!’

Pas krimit makabër të djeshëm, ku një burrë vrau me armë zjarri në mes të ditës në Tiranë ish-bashkëshorten e tij gjyqtare të Shkodrës, rrjetet sociale kanë shpërthyer kundër dhunës në familje.

Në faqen tonë në rrjetin social Facebook, një komentues shpreh dramën e të gjithë atyre meshkujve të divorcuar, të cilët pas divorcit ndalohen nga ish-bashkëshortët të takojnë fëmijët.

Ai apelon që edhe para këtij fenomeni, shoqëria dhe autoritetet shqiptare nuk duhet më të qëndrojnë të heshtur.

“Pse askush nuk flet per vrasjet shpiterore te qindra e mijera burrave te divorcuar qe privohen nga e drejta e te qenurit baba, qe ish-partneret e tyre e perdorin kete si arme per te shkaterruar jeten. nje vrasje e ngadalte e shpirterore. Kur vritet shpirti pas vjen edhe vrasja fizike”, shkruajnë qytetarët në faqet e Facebook.

OPINIONE