Pse u bë masakra e Manastirit (1830)

Xhafer Sadiku

Deri në 1808, kur në fronin e Perandorisë Osmane u ngjit Sulltan Mahmudi II, popujt e perandorisë administroheshin nga paria e tyre lokale. Më e theksuar kjo për popullin shqiptar që kishte një pozitë të privilegjuar në raport me popujt e tjerë që përbënin perandorinë osmane. Sulltani ndërhynte vetëm në emërimin e autoriteteve të larta, si vezirë, pashallarë e sanxhakbejlerë.

Por, duke pasur pushtet të madh, i madh ishte edhe abuzimi i tyre.

KĂ«shtu, Ali Tepelena nĂ« ShqipĂ«rinĂ« e Poshtme, – shkruante Johann Georg Von Hahn, – “me gjithfarĂ« mjetesh, tĂ« lejueshme e tĂ« palejueshme, kishte çfarosur tĂ« gjithĂ« kundĂ«rshtarĂ«t e vet”. Ai sundonte “me njĂ« makiavelizĂ«m e tirani tĂ« neveritshme (mjaft tĂ« kujtojmĂ« luftĂ«n e shuarjen barbare tĂ« SuljotĂ«ve 1803), e shpesh nĂ« kundĂ«rshtim me Stambollin”.

Sundimi arbitrar i tyre binte ndesh me kredon e Sulltan Mahmudit II i cili donte reformomin e perandorisĂ«, ku tĂ« gjithĂ« shtetasit tĂ« ishin tĂ« barabartĂ«. “Myslimani, – theksonte ai, -tĂ« dallohet vetĂ«m nga xhamia, i krishteri nga kisha e hebreu nga sinagoga”.
Bir i një francezeje, Mahmudi II “kishte marrë shumë nga sjelljet fisnike të nënës dhe qendrueshmërinë e madhe të një myslimani”. Në reformimin e perandorisë ai u ndihmua nga veziri i madh, Reshit Pasha.

Veziri i madh, – sipas Johann Georg Von Hahn, – i urrente shqiptarĂ«t qĂ« nga koha e luftĂ«s kundĂ«r GreqisĂ« (1821-1829), pasi qĂ« e kishin lĂ«nĂ« vetĂ«m e ishin kthyer nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre, me pretendimin se nuk u kishte paguar nĂ« kohĂ« rrogĂ«n e caktuar. Perandoria i paguante shqiptarĂ«t pĂ«r tĂ« mbrojtur territoret shqiptare.

Lufta kundër Rusisë e vonoi shfrimin e urrejtjes së Reshit Pashës, por rasti i erdhi në vitin 1830, kur erdhi vet në Shqipëri dhe thirri në Manastir “beglerët e agallarët e Toskënisë për të j’au pague rrogën ushtarake të prapambetun”.

Të joshur prej këtij premtimi, ranë në Manastir mbi 500 vetë, “të cilët qenë pritë madhnisht”. Ata që shpëtuan ikën në Greqi “e prej andej gatuen një kryengritje kundra turkut, e cila krisi në 1833 e u përhap deri në Gjirokastër e Kurvelesh, tue krijue e tue mbajtë në Shqipërinë Jugore një gjendje shqetësimi e turbullimi se pa dam”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne