Publikohet gjurma e Kanalit të ri të Stambollit

Është qartësuar gjurma e Kanalit të Stambollit (Kanal İstanbul), i njohur ndryshe se projekti i çartur.

Ministri i Transportit, Detarisë dhe Komunikacionit, Ahmet Arslan mbajti një konferencë për shtyp, ku dha detaje mbi projektin e ndërtimit të Kanalit të Stambollit (Kanal İstanbul), i shpallur për herë të parë nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në vitin 2011 dhe i njohur në publik si “projekti i çartur”.

Ministri Ahmet Arslan tha se gjurma ku do të kalojë kanali është e gjatë rreth 45 kilometra. Kanali do të bashkojë Detin e Marmarasë me Detin e Zi.

Në kuadër të projektit për hapjen e Kanalit të Stambollit kanë nisur punimet e sondimin në brigjet e qytezës Kyçykçekmexhe (Küçükçekmece).

Qëllimi i projektit është: të ulë barrën e trafikut të anijeve në Ngushticën e Bosforit; të reduktojë risqet me burim anijet që transportojnë lëndë të rrezikshme; krijimin e hapësirave moderne për banim përgjatë itinerarit të kanalit nëpërmjet transformimeve urbane që do të bëhen këtu. Përveç kësaj projekti synon që t’ia forcojë pozicionin Turqisë në aspektin e transportit ujor si dhe ta shndërrojë Stambollin dhe Turqinë në një destinacion më tërheqës.

Në kuadër të projektit, në Detin Marmara do të krijohen ishuj të vegjël artificialë duke mbushur detin.

Projekti “Kanali i Stambollit” planifikohet të përfundojë në vitin 2023.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne