Pula braziliane dhe kokainë, destinacioni: Durrës

Nga Gjergji Thanasi

Drejtoria e doganave braziliane në bashkëpunim me policinë dhe prokurorinë federale braziliane, zbuluan 107,5 Kg kokainë në dy kontejnerë me destinacion final Durrësin.

Kokaina u zbulua në Portin Paranagua. Dy kontejnerët frigoriferikë kishing ngarkuar pula të therrura për në Shqipëri. Kontejnerët do të shkarkohesin në Portin e Xoja Tauros (Itali), për tu ngarkuar në anije kontejnermbajtëse të quajtura “feeder”, me qëllim që të dërgoheshin në destinacion, në Portin e Durrësit.

Doganat dhe prokuroria braziliane, për efekt sekreti hetimor, nuk bëjnë publik emrin e kompanisë shqiptare pritëse e mallit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne