Puna e Muhamed Bin Salman merr fund këtë javë?

Gazeta turke Yeni Safak, në një artikull nga kryeredaktori i saj, Ibrahim Karagol, njoftoi se dosjet audio të vrasjes së kritikut saudit Jamal Khashoggi, në Konsullatën e Stambollit këtë javë do të jetë në dispozicion të publikut të gjerë dhe puna e princit të kurorës së Arabisë Saudite do marrë fund dhe Muhamed bin Salman do të bjerë me hundë përtokë.

Në fillim të këtij artikulli thuhet: ” Publikimi dosjeve audio nga incidenti i vrasjes së Khashoggi do të shkaktojë një tërmet në Pallatin e regjimit Al Saud. Shumë herë është thënë se Muhamed bin Salman ndodhet pas këtij krimi dhe personalisht urdhëroi ekzekutimin e Khashoggi, ndërsa edhe princi trashëgimtar i Abu Dhabit, Muhamed bin Zajed është gjithashtu një partner në këtë krim … por tashmë princi i kurorës saudite nuk mund të shpëtohet më nga këto mbulime”. Karagol, duke argumentuar se edhe anëtarët e organizatës “Fethullah Gulen”, predikuesi dhe aktivisti opozitar turk, kanë vepruar për të shpëtuar princin sauditm shton: “Nëse ata dështojnë, plani i madh për Lindjen e Mesme të Re do të zhduket. Të gjitha dosjet e tyre të pista dhe konfidenciale nga Jemeni në Irak dhe Siri, nga Egjipti në Somali, nga Irani në Turqi do të zbulohen. Kjo do të jetë koha që ne të shohim se çështja nuk është vetëm vrasja e Kashoggi … por se ata kishin një projekt shkatërrues më të madh që do të shkatërronte gjithë rajonin tonë “.Yeni Shafak, duke iu referuar planit Saudito-Emiratas për të tërhequr gjithë Azinë Perëndimore në një luftë të plotë, shtoi: “Ata po kërkojnë të krijojnë një luftë civile në disa nga vendet e rajonit, ata duan të zbatojnë planet amerikano-izraelite-angleze në rajon dhe duan të eliminojnë ata që janë bërë pengesë në rrugën e tyre”. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vënë në dijeni të një kasete që tregon momentet e fundit të vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi. Presidenti Donald Trump, tha të dielën se ai nuk ka pranuar ta dëgjojë kasetën për shkak të dhunës dhe tmerrit që ajo përmban. Raporti i Shërbimeve amerikane të Inteligjencës pritet të publikohet të martën. Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk ka pranuar të dëgjojë një incizim të momenteve të fundit të vdekjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Në një intervistë për televizionin “Fox News”, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte vënë në dijeni të rrethanave brutale të vrasjes përmes burimeve presidenciale. Është një ngjarje shumë e dhimbshme, dhe kaseta tregon vuajtjet e Khashoggit. Ka shumë dhunë, sjellje barbare. Është e tmerrshme. “Pse nuk doni ta dëgjoni, zotëri?”, ka pyetur përsëri gazetari. “Për shkak se është një kasetë që tregon vuajtje, është një kasetë e tmerrshme”, citohet të ketë thënë tutje. “Ishte shumë e dhunshme, shumë e egër dhe e tmerrshme”, ka shtuar Trump. Presidenti Trump tha se në bisedat e shpeshta që ka pasur prej kohësh me princin e kurorës të Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, atij i është thënë se princi nuk është i përfshirë në ngjarje. Ai pranoi, megjithatë, se njerëzit afër udhëheqësit arab mund të kenë marrë pjesë në vendimmarrje, por shtoi se aleanca me Arabinë Saudite ishte tepër e rëndësishme për ta rrezikuar me supozime, për shkak të ndikimit të vendit në luftërat rajonale. Ndërkohë, një raport i papublikuar i CIA-s, tregoi të premten se Bin Salman ka qenë personi që urdhëroi vrasjen e gazetarit Khashoggi në Konsullatën saudite më 2 tetor.  Trump tha gjithashtu se ai nuk e di nëse Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman kishte gënjyer kur ai mohoi të kishte ndonjë përfshirje në vrasjen e Khashoggit, një deklaratë që bie në kundërshtim me vlerësimin e CIA-s të premten se bin Salman personalisht urdhëroi vrasjen e gazetarit. Të martën, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë komente të ngjashme ndaj një gazete turke, duke e quajtur kasetën një “tmerr i vërtetë”./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne