Punimet në “Rrugën e Arbrit”, ARRSH njofton bllokimin e përkohshëm të Tunelit dy deri te rrethrrotullimi i Klosit, zbardh oraret dhe rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë ditën e sotme në një njoftim në lidhje me qarkullimin në disa segmente të cilat do të bllokohen për shkak të punimeve në rrugën e Arbrit. Në njoftimin e ARRSH-së bëhet me dije se bllokimi do të jetë i përkohshëm nga Tuneli dy në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit. Më tej bëhet me dije se mbyllja e këtyre segmeteve do të jetë nga data 20 deri më 23 prill perkatësisht nga kjo e shtunë deri të hënën. ARRSH gjithashtu ka njoftuar se orari i bllokimit do të jetë nga ora 08:00 deri në 18:00.

Në njoftim është bërë me dije se rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6) dhe rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas do të jënë rrugët alternative për qarkullim.

Njoftimi i plotë:

Në vijim te punës për përfundimin e të gjitha punimeve të Asfaltit ne Rrugën e Arbrit, Kompania Koncesionare dëshiron të njoftojë të gjithe qytetarët për bllokimin e përkohshëm të segmentit nga Tuneli 2 në fshatin Shkallë deri te Rrethrrotullimi i Klosit. Mbyllja është planifikuar në ditët dhe orët e mëposhtme: – Datë 20, 22, 23 Prill ( e Shtunë, e Hënë dhe e Marte) – Orari: Nga ora 8:00 deri ne 18:00

Informojmë se Rrugët Alternative me drejtim nga Tirana-Peshkopi dhe anasjelltas janë: 1- Rruga e vjetër Kombëtare Tiranë-Peshkopi (SH6) 2- Rruga e Fshatit Gurë i Bardhë duke u futur përmes Urës së Shkallës që të con te Rrethrrotullimi i Klosit dhe anasjelltas. Kërkojme ndjesë për cdo shqetësim që shkaktohet dhe vlerësojmë mirëkuptimin tuaj. Siguria juaj mbetet prioriteti ynë kryesor!/tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne