Pushtetarët e Kosovës shpenzojnë 9 milion për dreka, 15% e popullatës jetojnë me më pak se 1 euro

Në vitin 2018-të, shpenzimet për dreka zyrtare kapën vlerën e 3.4 milionë euro, me një rritje gjysmë milionë më shumë se një vit më parë.

Për tri vjet në Kosovë nga buxheti i shtetit u harxhuan rreth 9.1 milionë euro për këtë qëllim. Ngritja e çmimeve të konsumit dhe rritja e numri të zyrtarëve duket se dhanë efektin e vet.

Në bazë të infrastrukturës ligjore që e rregullon çështjen e shpenzimeve të reprezentacionit dhe drekat zyrtare, zyrtarët që e gëzuan këtë të drejtë, shpenzuan miliona euro para publike.

Sipas të dhënave të Pasqyrave Vjetore Financiare për vitin 2018 të Republikës së Kosovës, nga buxheti i vendit janë shpenzuar 3 milionë e 409 mijë euro për dreka zyrtare.

Në 2018-ën, evidentohet vlera më e lartë e shpenzimeve në tri vitet e fundit.

Në tri vitet e fundit, shpenzimet për drekat zyrtare shënuan një trend rritës. Në vitin 2016-të shpenzimet ishin 2 milionë e 824 mijë euro për të pasuar më pas në vitin 2017-të 2 milionë e 901 mijë euro me një rritje prej 2.7 për qind apo shprehur në vlera prej  77 mijë euro më shumë.

Në anën tjetër shpenzimet për dreka zyrtare në vitin që shkoi vërehet se kishte një rritje të theksueshme.

Për dallim nga viti 2016 e 2017, në vitin 2018, ato u rritën në 3 milionë e 409 mijë euro. Shprehur në përqindje paraqet një rritje prej 17.5 për qind më shumë në raport me një vit më parë.

Në 2018-tën ato ishin për 508 mijë euro më shumë se një vit më parë.

Bazuar në të dhënat e publikuara, zyrtarët e shtetit shpenzojnë mesatarisht mbi 3 milionë euro për dreka e darka zyrtare.

Një ndër kontribuuesit e rritjes së këtyre shpenzimeve, mund të jenë rritja e çmimeve të konsumit.

Ku si pas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ka shënuar rritje të vazhdueshme për tri vitet fundit.

Kontribuues tjetër mund të konsiderohet rritja e numrit të ministrive, së bashku me rritjen e numrit të zëvendës ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të cilët gazojnë të drejtën për dreka zyrtare me para publike.

Drekat zyrtare në kohët  e qeverive Haradinaj dhe Mustafa

Në vitin 2016-të kur vendi udhëhiqej nga ish-kryeministri Isa Mustafa, shpenzimet për dreka zyrtare kishin vlerën e 2.8 milionë euro në krahasim me vitin 2018  kur Kosova udhëhiqet nga kryeministri Ramush Haradinaj, shpenzimet për këtë qëllim kapin vlerën e 3.4 milionë euro.

Shpenzimet e qeverisjes Haradinaj janë më të larta për gjysmë milionë euro më shumë se në raport me vitin 2016-të ku timonier i Qeverisë ishte Isa Mustafa.

Në anën tjetër, Në vitin 2017-të, Gazeta Jeta në Kosovë kishte bërë një hulumtim se sa i kushton rritja e numrit të Ministrive dhe Zëvendës ministrave buxhetit të vendit.

Numrin e madh të zëvendës ministrave e kishte konsideruar sfidë edhe për Ministrinë e Administratë Publike minstri i këtij digasteri Mahir Yagcilar.

Lidhur me shpenzimet për drekat zyrtare edhe nëpër komunat e Kosovës, KALLXO.com tash e sa kohë është duke i publikuar fatura e shpenzimeve dhe luksin e zyrtarëve edhe nëpër komunat e Kosovës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne