Putin: Ankaraja do të jetë organizatore e negociatave ushtarake mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë në lidhje me Sirinë

Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, ka deklaruar se Rusia, Irani dhe Turqia negociata ushtarake në lidhje me marrëveshjen për planin e krijimit të zonave për reduktimin e tensioneve në Siri, do t’i zhvillojnë në Ankara.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zyra për informim e Kremlinit të martën ka cituar Vladimir Putin të ketë thënë: “Në rrethanat aktuale, qëllim kryesor është forcimi i armëpushimit në Siri në mënyrë që më pas të krijohen kushtet e përshtatshme për fillimin e procesit të zgjidhjes politike të krizës në këtë vend”. Presidenti i Rusisë në vazhdim ka thënë se pa armëpushim nuk do të fillojë procesi për zgjidhjen politike të krizës dhe shtoi: “Për vendosjen e një armëpushimi të qëndrueshëm në Siri, duhet të krijohen në mënyrë të drejtë dhe të saktë zonat për reduktimin e tensioneve në këtë vend. Në takimin e ardhshëm në Ankara të përfaqësuesve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë do të diskutohet në lidhje me krijimin e kufijve të zonave për reduktimin e tensioneve në Siri”. Vlen të theksohet se Irani, Rusia dhe Turqia më 4 maj 2017, në raundin e katërt të negociatave të Astanasë për paqen në Siri, kanë arritur marrëveshje për krijimin e katër zonave për reduktimin e tensioneve në Siri duke përshirë rajone të provincave Edlib, Homs, disa zona në Ghuta Lindore dhe në Jug të Sirisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne