Putin: Bashkimi Sovjetik ra për shkak të politikës së gabuar ekonomike

Vlerësimet për ekonominë ruse Putini i bëri në fjalën drejtuar forumit “Rusia thërret”, organizuar në kryeqytetin e vendit, Moskë.

Putini theksoi se rritja e të ardhurave reale të njerëzve është një nga treguesit kritikë të zhvillimit ekonomik. “Pagat në Rusi po rriten, ky është një fakt i njohur. Por sidoqoftë, të ardhurat reale të disponueshme për konsum janë në stanjacion. Këtë duhet që ta ndryshojmë”, shtoi ai.

Putin tha se për të siguruar një zhvillim afatgjatë dhe të qëndrueshëm duhet mbështetur sipërmarrja dhepunësimi i cilësisë së lartë.

“Kjo detyrë i është ngarkuar qeverisë ruse. Shpresoj që Banka Qendrore e Rusisë dhe bota e biznesit në Rusi do t’i kryejnë këto detyra”,- tha shefi i Kremlinit.

Putin tha se ekonomia globale përballet me probleme për shkak të luftërave tregtare.

“Por përkundër kufizimeve politike dhe luftërave tregtare, unë nuk mendoj se ekonomia globale do të hyjë në recesion,- tha Putin.

Në fjalën e tij, Putin iu përgjigj edhe një pyetjeje, lidhur me procesin që çoi në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik (BS) dhe që e krahasonte me gjendjen e sotme të Bashkimit Evropian (BE).

“Bashkimi Sovjetik nuk u shpërbë për shkak të rritjes së nacionalizmit në vendet e Baltikut. Shpërbërja e Bashkimit bazohet në politikën ekonomike aspak efikase, e cila shkaktoi një kolaps në sferën sociale të Bashkimit Sovjetik”, vlerësoi Vladimir Putin./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne