Presidenti rus Vladimir Putin ka prekur sërish Marrëveshjen e Prespës, duke akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin se po udhëheqin një plan për të forcuar ndikimin e tyre në Ballkan, një përpjekje që sipas tij, është destabilizuese për rajonin.
Në një intervistë me të përditshmen serbe Vecernje Novosti para vizitës së tij në Beograd, ai nxitoi të kujtonte bombardimet e Perëndimit dhe NATO-s në vitin 1999 në Serbi dhe mbështetjen për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Ai tha gjithashtu se në vitin 2017 “në kundërshtim me vullnetin e popullit e tërhoqën Malin e Zi në NATO “, duke shkaktuar destabilizimin e vendit.
Presidenti rus bëri një referencë të veçantë për “Maqedoninë” duke thënë se me qëllim promovimin e pranimit të vendit në NATO u zbatua një plan për ndryshimet kushtetuese dhe një ndryshim të emrit, në kurriz të identitetit kombëtar maqedonas”.
Putin shtoi se “vullneti i votuesve maqedonas është injoruar, pasi referendumi për ndryshimin e emrit të vendit dështoi, por presioni i jashtëm vazhdon”.
Në fakt SHBA dhe Perëndimi nuk e kanë fshehur strategjinë për të dominuar rajonin dhe për të mos lejuar influenca nga Lindja. Pozitat e SHBA janë të forta edhe në Greqi ku Moska duket të jetë e pafuqishme për të dhënë garanci financiare apo politike, çka e lënë Putinim me aleat të vetëm Beogradin.