Putin konfirmon, në vjeshtë do të vizitojë Serbinë

Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se vizita e presidentit rus Vladimir Putin në vjeshtë, do të jetë nder i madh për Serbinë dhe konfirmimin e lidhjeve tradicionale miqësore midis dy vendeve.

Vuçiç u takua me ambasadorin rus në Beograd, Aleksandar Chepurin, i cili konfirmoi se Putin e ka pranuar ftesën për vizitë. Siç transmeton “Radio Evropa e Lirë”, Chepurin e falënderoi Vuçiç për nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.

Ai tha se vizita e Putinit shpreh dëshirën dhe synimin e Moskës për të punuar në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve. Pritet që gjatë vizitës së Putinit në Beograd të nënshkruhen disa marrëveshje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne