Putin mbledh Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Venezuelë

Presidenti rus Vladimir Putin ka mbledhur në një takim urgjent Këshillin e Sigurisë pas zhvillimeve në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi nga Kremlini, Putin në mbledhje ka këmbyer mendime lidhur me gjendjen ne Venezuelë pas tentativës për grusht shteti të udhëhequr nga lideri opozitar Juan Guaido, i cili është vetëshpallur president i përkohshëm i vendit.

Tentativa për grusht shteti

Kryetari i parlamentit në Venezuelë, Juan Guaido, i cili me 23 janar ka shpallur veten si president i vendit, në orët e para të mëngjesit në rrjetin social Twitter publikoi një video treminutëshe dhe u bëri thirrje ushtarëve dhe qytetarëve për të dalë në rrugë.

Nga llogaria e tij në Twitter, Guaido postoi një video me një grup ushtarësh përreth tij në afërsi të bazës ajrore La Carlota në Karakas.

Në video Guaido ndodhet përpara një automjeti të blinduar pranë një grupi ushtarak dhe aktivistit opozitar në arrest shtëpiak Leopoldo Lopez dhe u bën thirrje ushtarëve që të dalin në rrugë për të mbrojtur kushtetutën.

Ndërkohë, bëhet e ditur se në kryeqytetin Karakas ushtarët kanë bllokuar disa rrugë dhe në disa rrugë janë vërejtur automjete ushtarake./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne