Putin: Ndaluam aktivitetin e 129 agjentëve të huaj

Vladimir Putin hidhet në kundërsulm duke akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës për shtim të aktiviteteve në Rusi.

Puna e qindra spiunëve, sipas shefit të Kremlinit, është ndaluar vetëm në 2018: “Falë operacioneve speciale të suksesshme, vitin e kaluar u ndalua aktiviteti i 129 spiunëve dhe 465 informatorëve. Kemi mundur të shohim se agjencitë e huaja të inteligjencës po përpiqen ta rrisin aktivitetin e tyre në hapësirën ruse, duke kërkuar qasje përmes çfarëdolloj mënyre në informacionin politik, ekonomik, shkencor dhe teknologjik”.

Putin tha në fjalimin e tij përpara zyrtarëve të shërbimit vendas të sigurisë, FSB, se puna e tyre duhet të jetë efikase, e sidomos kur është fjala për mbrojtjen e të dhënave sa u përket zhvillimit të sistemeve të armëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne