Bota

Putin: Ndërtimi i gazsjellësit “Rrjedha Turke” po avancon sipas planit, funksional në fund të vitit

Përpara vizitës në Serbi më datë 17 janar, Putini dha një intervistë të përbashkët për gazetat beogradase “Politika” dhe “Vecernje Novosti”.

Ai tha se gjiganti rus i energjisë, “Gazprom”, është duke vlerësuar me kujdes opsione të ndryshme për shtrirjen tokësore të gazsjellësit “Rrjedha Turke” në drejtim të Evropës.

“Një prej tyre është bashkimi i tubacionit me qendrën e shpërndarjes në Austri nëpërmjet itinerarit Bullgari-Serbi-Hungari. Nëse veprohet kështu, atëherë Serbia jo vetëm që do të përdorë gazin rus, por njëherësh do të garantojë edhe transmetimin e tij. Kjo do të sigurojë një kontribut të rëndësishëm për ekonominë serbe”, komentoi mes të tjerash shefi i Kremlinit.

Putini theksoi gjithashtu se procesi i ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke” po avancon sipas planit dhe do të jetë funksional deri në fund të këtij viti./ trt

OPINIONE