Putin pritet që të firmosë projektligjin që ndalon “lajmet e rreme”

Legjislacioni që u mundëson autoriteteve ruse për të bllokuar faqet e internetit dhe ndëshkimin për “lajme të rreme” apo për materiale që dëmtojnë shtetin apo publikun, është dërguar në zyrën e presidentit rus, Vladimir Putin për nënshkrim.

Legjislacioni është miratuar nga Dhoma e Lartë e Parlamentit me 149 vota per, më 13 shkurt. Ky projektligj do t’iu lejonte autoriteteve të bllokojnë disa faqe të internetit që publikojnë ato që konsiderohen “lajme të rreme” apo që postojnë materiale që mund të sulmojnë zyrtarët shtetërorë dhe simbolet shtetërore.

Më 11 mars, Këshilli Presidencial Rus për Shoqëri Civile dhe të drejta të njeriut i ka bërë thirrje Dhomës së Lartë të parlamentit të kthejë mbrapsht projektligjet dhe ato të kundërshtohen.

Përveç tjerash ky legjislacion ka paraparë gjoba të rënda për të gjithë ata që shkelin masat e reja, pasi ligji, nëse miratohet, të hyjë në fuqi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne