Putin reagon ndaj shpalljes së fitores së Amerikës kundër ISIS në Siri

Presidenti i Rusisë në konferencën vjetore për shtyp i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me deklaratën e presidentit amerikan Trump për fitoren e Amerikës kundër ISIS në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në reagim ndaj deklaratës së Trump rreth fitores së Amerikës kundër ISIS, duke ndarë mendim të përbashkët me Trump se Amerika ka ndihmuar në shkatërrimin e terroristëve, kujtoi se ishte Rusia ajo që kreu sulme përcaktuese kundër terroristëve.

Sipas Putin, ekziston akoma ky rrezik që terroristët të transferohen në Afganistan ose në vendet e tjera. Ky rrezik ekziston për shtetet fqinjë dhe Rusinë, Evropën dhe vendet e Azisë qendrore.

Putin në lidhje me largimin e forcave ushtarake amerikane nga Siria, deklaroi: “Amerika për çdo vit deklaroi se do t’i largojë forcat e saj ushtarake nga Afganistani. Mirëpo deri më tani nuk po vërehet largimi i forcave ushtarake të Amerikës nga Siria, por megjithatë një ditë do të ndodhë një gjë e tillë”.

Në përgjigje të pyetjes së a ka nevojë Rusia për praninë ushtarake të Amerikës në Siri? Theksoi: “Jo, nuk ekziston një nevojë e tillë dhe prania e tyre në Siri është e paligjshme. Nëse amerikanët kanë vendosur të largohen nga Siria, mendoj se ky është një vendim i mirë”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne