Putin uron muslimanët në Rusi për festën e Fitër Bajramit

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin uroi muslimanët në vendin e tij me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Në faqen e internetit të Kremlinit u publikua mesazhi i Putinit për Fitër Bajramin.

Putin në mesazhin e tij tha se Bajrami vjen në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit i cili ka një kuptim të veçantë në pastrimin moral dhe përvojën e vetë-zhvilliimit.

Duke nënvizur se festa e Fitër Bajramit ndër shekuj festohet jo vetëm me lutje por edhe me manifestimin e ndihmës dhe vëmendjes për ata që kanë nevojë për përkujdesje, Putin tha: “Komuniteti musliman në Rusi merr pjesë në mënyrë aktive në jetën e vendit. Ai ofron një kontribut të paçmuar në vazhdimin e paqes ndëretnike dhe përshtatjen civile në shoqëri si dhe në forcimin e institucionit të familjes dhe arsimimin e të rinjve”.

Presidenti rus më tej theksoi se misionin e klerëve muslimanë për ndihma humanitare në kohën e përhapjes së pandemisë rrezikshme për mbrojtjen e njerëzve dhe shëndetit të tyre./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne