Putin: Vendet europiane që pranojnë raketat amerikane, i ekspozohen goditjes bërthamore

Rusia ka paralajmëruar vendet europiane që mund të jenë stacione dislokimi të raketave amerikane me rreze të mesme veprimi, se do të jenë në shënjestër të arsenalit bërthamor rus. Presidenti rus, Vladimir Putin e nënvizoi një gjë të tilla, gjatë një konference për shtyp me kryeminstrin italian, Giuseppe Conte. I pyetur se çfarë do të bëjë Rusia nëse SHBA formalizon tërheqjen nga TraktatiiI vitit 1987 që ndalonte prodhimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi.

Ne mundemi dhe përgjigja jonë do të jetë shumë e shpejtë dhe shumë efektive…

Nëse SHBA tërhiqen nga Traktati, pyetja kryesore është se çfarë do të bëjnë ata me këto raketat me rreze të mesme që do të rishfaqen sërish. Nëse do t’i dislokojnë në Europë, natyrisht që përgjigja jonë do të duhet të reflektojë mbi këtë dhe vendet europiane që bien dakord me ta, pra nëse gjërat shkojnë kaq larg, duhet të kuptojnë se po e vendosin territorin e tyre në rrezikun e një kundërgoditjeje të mundshme, tha ai.

Deklaratat erdhën pak orë pasi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh se SHBA nuk do të vendoste raketa në Europë, një qëndrim që nuk ka shumë besueshmëri për sa kohë në Shtëpinë e Bardhë është Donald Trump.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne