Pyetja që tronditi diplomacinë. Trump: “Pse të mos pushtojmë Venezuelën?”

Një lajm i bujshëm vjen nga Shtetet e Bashkuara. Mediat shkruajnë se, teksa një takim gushtin e kaluar në Zyrën Ovale për të diskutuar sanksionet mbi Venezuelën ishte duke përfunduar, Presidenti Donald Trump u kthye nga ndihmësit e tij më të lartë dhe bëri një pyetje shqetësuese.

“Duke parë se shtyrja tejet e shpejtë e Venezuelës kërcënon sigurinë rajonale, përse Shtetet e Bashkuara nuk e pushtojnë vendin problematik?”, pyeti Trump.

Sugjerimi i habiti ata që ishin të pranishëm në takim, përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Rex Tillerson dhe këshilltarin e sigurimit kombëtar H.R. McMaster, të cilët të dy kanë lënë tashmë administratën. Ky raport i bisedës së mëparshme të pazbuluar vjen nga një zyrtar i lartë i administratës i njohur me atë që u tha.

Në një diskutim që zgjati rreth pesë minuta, McMaster dhe të tjerët i shpjeguan Trump se si veprimi ushtarak mund të dështonte dhe të rrezikonte humbjen e mbështetjes së fortë nga qeveritë e Amerikës Latine për të ndëshkuar presidentin Nicolas Maduro për futjen e Venezuelës në rrugën e një diktature të ashpër, sipas zyrtarit në fjalë që nuk dëshiron të identifikohet.

Por Trump u tërhoq. Megjithëse nuk dha asnjë shenjë se ai po urdhëronte planet ushtarake, ai vuri në dukje ato që ai i konsideroi rastet e shkuara të diplomacisë së suksesshme me armë zjarri në rajon, sipas zyrtarit,  pushtimet e Panamasë dhe Grenadës në vitet 1980.

Ideja, megjithë përpjekjet më të mira të ndihmësve të tij për ta hedhur poshtë, megjithatë vazhdoi të mbetet në kokën e presidentit. Të nesërmen, më 11 gusht, Trump alarmoi miqtë dhe armiqtë teksa fliste për një “opsion ushtarak” për të hequr Maduron nga pushteti.

Deklaratat publike fillimisht u hodhën poshtë në qarqet e politikbërësve amerikanë, si një lloj reagimi i stuhishëm që njerëzit mund edhe të presin nga një yll i “reality shoë”-t i kthyer në kryekomandant të Forcave të Armatosura.

Por, menjëherë pas kësaj, ai e ngriti çështjen për diskutim me presidentin kolumbian, Juan Manuel Santos, vijon më tej rrëfimin zyrtari amerikan. Edhe dy zyrtarë të lartë kolumbianë, të cilët folën në kushte anonimati gjithashtu, konfirmojnë këtë raportim.

Më pas, në shtator, në suazat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Trump e diskutoi sërish çështjen, këtë herë më gjatë, në një darkë private me udhëheqësit e 4 aleatëve të Amerikës Latine, përfshi Santosin, një ngjarje e deklaruar nga 3 zyrtarët anonimë dhe e raportuar nga “Politico” në muajin shkurt.

Ndërkohë vetë Maduro ka kërcënuar disa herë për përplasja Amerikën dhe Trumpin.

“Mendoni për biznesin tuaj dhe zgjidhni problemet tuaja, zoti Trump!” thumboi vetë Maduro.

“Nëse Venezuela sulmohet, pushkët do të mbërrinin deri në Nju Jork, zoti Trump”, tha djali i Maduros në Parlamentin e vendit të tij. “Ne do të marrim Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne