Që prej Luftës së Dytë Botërore dhe deri më tani SHBA-ja ka vrarë më shumë se 20 milionë njerëz në 37 shtete (Pjesa e Dytë)

nga James A. Lucas

Do të vazhdojmë analizimin e ndërhyreve te drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të SHBA-së që kanë shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve në 37 shtete, me Kubën.

Kuba

Gjatë pushtimit të Gjirit të Derrave të Kubës që filloi më 18 prill të vitit 1961, i cili vazhdoi për 3 ditë, mbetën të vrarë 114 persona nga forcat pushtuese, 1,189 persona u morrën peng dhe u arrestuanndrëkohënjë numër i vogël personash arratisën për tek anijet e SHBA-së që priteshin të vinin. (1) Të mërguarit që ishin kapur u nxorrën në gjyq për një kohë të shpejtë, disa prej tyre u ekzekutuan dhe të tjerët u dënuan me tridhjetë vjet burg për tradhëti. Këto të mërguar u liruan pas 20 muajsh në këmbim të produkteve ushqimore dhe mjekësore që kapnin vlerat e 53 milionë dollarëve.

Sipas vlerësimeve të ndryshme që janë kryer, numri i forcave kubaneze të vrarë në këtë përplasje varion nga 2.000 deri në 4.000 ushtarë. Një tjetër raport pretendon se 1.800 forca kubanezekanë mbetur të vrarë në një autostradë si pasojë e një bombe. Kjo ngjarje duket se ka qenë një shembull i mëparshëm i ngjarjes në Autostradën e Vdekjes në Irak në vitin 1991, kur forcat e SHBA-së në mënyrë të pamëshirshmevranë një numër të madh të irakianëve që kalonin në atë autostradë. (2)

Republika Demokratike e Kongos (më parë njihej si Zaire)

Nxitja fillestare e dhunës masive në këtë vend në vitin 1879 u fillua nga kolonizatori i RDK-së, Mbreti Leopold i Belgjikës. Popullsia e Kongos u zvogëlua me 10 milionë më pak njerëz gjatë një periudhe kohore prej 20 vitesh – madje disa i referohen kësaj situate si“Genocidi i Leopoldit”. (1) Ndërkohë, SHBA-ja ka qenë përgjegjëse për rreth një të tretën e vdekjeve të kësaj shume në këtë vend në një të shkuar edhe më të afërt . (2)

Në vitin 1960,pasiKongo u shpallshtet i pavarur, Patrice Lumumba ka mbajtur postin e kryeministrittë parë të vendit. Lumumbau vra si rezultat i një atentati ku ishte e implikuar edhe CIA. Megjithatë, ka prej atyreqë mbështesin tezën se vrasja e tij ishte në të vërtetë përgjegjësia e Belgjikës. (3) Por megjithatë, pranjnë se CIA vetëpo planifikonte ta vriste. (4) Para vrasjes së tij, CIA dërgoi një nga shkencëtarët që punonin për byronë, Dr Sidney Gottlieb në Kongo ndërkohëqë ai kishte me vete“material biologjik vdekjeprurës” të destinuar për ta përdorur në helmimin dhe vrasjen e Lumumba. Ky virus do të kishte qenë në gjendje të prodhonte një sëmundje fatale indigjene në zonën e Kongos në Afrikë dhe u transportua në një qese diplomatike.

Në pjesën më të madhe të kohës për vitet e fundit në Republikën Demokratike të Kongos ka ekzistuar një luftë civile e vazhdueshme, e nxitur në pjesën e saj më të madhe nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, përfshirë edhe vendet fqinje. (5)

Në prill të vitit 1977, Neësday bëri me dije se CIA po mbështeste fshehurazi përpjekjet për të rekrutuar disa qindra mercenarë që ndoheshin në SHBA dhe nëBritaninëe Madhe për të shërbyer së bashku me ushtrinë e Zairit. Në të njëjtin vit, Shtetet e Bashkuara dhanë për Presidentin Zairian Mobutu furnizime ushtarake që kapnin vlerën e 15 milionë dollarëve për të shmangur një pushtim nga një grup rivale që vepronte në atë kohënë Angolë. (6)

Në maj të vitit 1979, SHBA-ja dërgoi ndihma në vlerën e disa miliona dollarëve për Mobutu, i cili ndërkohëishte dënuar 3 muaj më parë nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së për shkeljet e të drejtave të njeriut. (7) Gjatë Luftës së Ftohtë, SHBA-të arriti të fusteilegalisht armë bë vlerën e më shumë se 300 milionë dollarë në Zaire (8,9) Po kështu mundësoi në vlerën 100 milionë dollarëse edhe stërvitjen ushtarake. (2) Në vitin 2001,në një komision kongresional të SHBA-së është raportuar se kompanitë amerikane, përfshirë këtu edhe një kompani të lidhur me ish-Presidentin Xhorxh Bush Sr, po nxisnin luftë në Kongo për përfitime monetare. Ekziston një betejë ndërkombëtare përsa i përket burimet natyrore në atë vend me mbi 125 kompani dhe individë të implikuarë në këtë betejë. Një nga këto substanca është kotlani, i cili përdoret në prodhimin e telefonave celularë. (2)

Republika Domenikane

Në vitin 1962, Juan Bosch u bë president i Republikës Dominikane. Ai mbështeste programe të këtilla si reforma e tokës dhe programet e punëve publike. Kjo nuk mund të ishte një shenjë e mirë për marrëdhëniet e tij të ardhshme me Shtetet e Bashkuara, dhe vetëm pas 7 muajsh që ndenji në detyrë, ai u rrëzua nga një grusht shteti i organizuar CIA. Në vitin 1965, kur një grup po përpiqej ta rivendoste atë në detyrën e tij, Presidenti Johnson u shprej se: “Ky Bosch nuk është njeri i mirë.” Ndihmës-Sekretari i Shtetit i asaj kohe, Thomas Mann vazhdoi duke u përgjigjur: “Ai nuk është aspak i mirë. Nëse ne nuk krijojmë një qeveri të mirë atje, zoti President, do të mbetemi me një tjetër Bosch të ri. Dhe atje çdo gjë do të shkatërrohet.” Dy ditë më vonë filloi pushtimi nga SHBA-ja dhe 22,000 ushtarë dhe marinsa hynë në Republikën Domenikane ndërkohë që rreth 3,000 Dominikanë mbetën të vrarë gjatë luftimeve. Kërkesa justifikuese që përdorën për këtë ndërhyrjeishte se po kryej një ndërhyrje për të mbrojtur të huajt atje. (1,2,3,4)

Timori Lindor

Në dhjetor të vitit 1975, Indonezia pushtoi Timorin Lindor. Ky sulm pushtues filloi një ditë pasi presidenti i SHBA, Gerald Ford dhe sekretari i shtetit Henry Kissinger të asaj periudhe sapo ishin larguar nga Indonezia, ku i kishin dhënë presidentit Suharto lejen për të përdorur armët amerikane për këtë sulm, ndërkohë që sipas ligjit të SHBA-së armët nuk mund të përdoreshin për agresion. Daniel Moynihan, ambasadori i SHBA në OKB është shprehur se Shtetet e Bashkuara dëshironin që “gjërat të vazhdonin ashtu siç ishin nisur.” (1,2) Rezultati i këtij sulmi ishte rreth 200,000 të vdekurë nga një popullsi që e tëra shkon deri në 700,000mijë persona. (1,2)

Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë, më 12 nëntor në vitin 1991, dyqind e shtatëmbëdhjetë protestues të Timorit Lindor në Dili, shumë prej të cilëve fëmijë, duke marshuar në një shërbim përkujtimor të viktimave u qëlluan nga trupat indoneziane të Kopasit që u drejtuan nga dy komandantë të cilët ishin trajnuar në SHBA,(dhëndri i gjeneralit Praboëo Subianto) dhe Kiki Syahnakri. ka pasur dëshmitarë që kanë parë kamionët që hidhnin trupat në det. (5)

El Salvador

Lufta civile në El Salvador që ka filluar në vitin 1981 për të përfunduar në vitin 1992 është financuar nga ndihma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vlerën e 6 miliardë dollarë për të mbështetur qeverinë në përpjekjet e saj për të shtypur një lëvizje që kërkonte të sillte drejtësi sociale tek njerëzit në atë komb të banuarë nga rreth 8 milionë njerëz. (1)

Sipas një interviste nga një ushtar i arratisur nga ushtria Salvadoriane të botuar në Neë York Times, gjatë asaj periudhe, këshilltarët ushtarakë amerikanë demonstruan metoda të torturës ndaj të burgosurve adoleshentë, Ky ish-anëtar i Gardës Kombëtare Salvadorano dëshmoi se ai kishte shërbyer si një anëtar i një skuadre prej dymbëdhjetë personash, të cilët shkonin dhe gjenin njerëz për të cilët u ishte dhënë informacion paraprak se mund të ishin guerilerë dhe i torturonin ata. Pjesë e trajnimit që ai kishtemarrë në një qendër të SHBA-së diku në Panama ishte edhe sesi të ushtronte torturë. (2)

Në vitin 1981, rreth 900 fshatarë u masakruan në fshatin El Mozote. Dhjetë nga dymbëdhjetë ushtarët e qeverisë së El Salvadoritqë janëtë përmendur të kenë qenë pjesëmarrës në këtë akt ishin të diplomuarë në Shkollatamerikane të administruara nga SHBA-ja. (2) Këta fshatarë ishin vetëm një pjesë e vogël e rreth 75,000 njerëzve të vrarë gjatë kësaj lufte civile. (1)

Sipas një raporti të Komisionit të së Vërtetës të Kombeve të Bashkuara të publikuarë nëvitin 1993, mbi 96% të shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera gjatë luftës ishin kryer nga ushtria e El Salvadorës ose nga grupet e vdekjeprurëse paraushtarake të lidhura me ushtrinë Salvador. (3)

Ky komision ka zbuluar edhe lidhjen që ekziston mes të diplomuarve nga Shkollat Amerikane me shumë vrasje famëkeqe. Neë York Times dhe Ëashington Post kanë publikuar njëra pas tjetrës artikuj që ngrinin dyshime të mëtejshme. Në vitin 1996, Bordi i Mbikëqyrjes së Shtëpisë së Bardhë publikoi ​​një raport që mbështeste shumë nga akuzat e ngritura kundër kësaj shkolle të drejtuar nga Rev Roy Bourgeois, i cili ishte edhe kreu Organizatës Vëzhgimi i Shkollave Amerikane. Në të njëjtin vit, Pentagoni publikoi ​​raporte me informacione qëmë parë konsideroheshin të klasifikuara duke treguar se të diplomuarit ishin trajnuar për vrasjen, torturën dhe abuzimin fizik gjatë marrjes në pyetje, burgosjevetëjashtëligjshme si dhe metoda të tjera të ushtrimit tëkontrollit. (4)

Grenada

CIA filloi të destabilizojë Grenadën në vitin 1979 pasi Maurice Bishop ishte shpallur president, pjesërisht për shkak se ai refuzoi të bashkohej në planin për shkatërrimin e Kubës. Fushata kundër tij rezultoi në përmbysjen e pushtetit tëtij dhe pushtimin nga SHBA-ja të Grenadës më 25 tetor 1983, periudhë gjatë së cilës mbetën të vrarërreth 277 njerëz. (1,2) gjatë kësaj periudhe u krijuan justifikime të rrema të këtilla si një aeroport që pretendohej të ishte prodhuar në Grenada mund të përdorej për të sulmuar SHBA-në si dhe gjithashtu u deklarua po në mënyrë të pavërtetë se jeta e studentëve amerikanë të mjekësisë në atë ishull ishin në rrezik.

Guatemala

Në vitin 1951, Jacobo Arbenz është zgjedhur president i Guatemalës. Ai shtetëzoi disa toka të papërdorura që posedoheshin nga kompania United Fruit dhe më pas e kompensoi kompaninë. (1,2) Pas kësaj periudhe, kjo kompani nisi një fushatë për ta paraqitur Arbenzin si një ndërmjetës për një konspiracion ndërkombëtar si dhe punësoi dhe pagoi rreth 300 mercenarë që të sabotonin furnizimet dhe trenat e naftës. (3) Në vitin 1954 një grusht shteti i orkestruar nga CIA e detyroi Jacobo Arbenz të largohej nga detyra e tij dhe më pas u largua edhe nga vendi. Gjatë 40 viteve të ardhshme regjimet e ndryshme kanë vrarë mijëra njerëz.

Në vitin 1999, gazeta Ëashington Post raportoi se një Komision Historik i zbardhjes së të vërtetës arriti në përfundimin se mbi 200,000 njerëz kishin mbetur të vrarë gjatë luftës civile dhe se kishte pasur 42,000 raste tëshkeljeve individuale të të drejtave të njeriut, 29,000 prej të cilëve kishin rezultate fatale, 92% e të cilave janë kryer nga ushtria. Komisioni më tej vazhdon duke raportuar se qeveria e SHBA-së dhe CIA kishin ushtruar presion ndaj qeverisë së Guatemalës për të shtypur lëvizjen guerilase me mjete të pamëshirshme. (4,5)

Sipas Komisionit në periudhën mes viteve 1981 dhe 1983 qeveria ushtarake e Guatemalës – efinancuar dhe e mbështetur nga qeveria e SHBA-së– shkatërroi rreth katërqind fshatra Maya në vetëm një hap që u hodh për gjenocid. (4)

Një nga dokumentet e vëna në dispozicion të komisionit ishte një shkresë informative e vitit 1966 nga një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, i cili përshkruante se si u ngrit në pallat për përdorim nga agjentët e sigurisë së Guatemalës dhe kontaktet e tyre në Shtetet e Bashkuaranjë vend i caktuar që njihej si “shtëpia e sigurt”. Kjo ishte selia e “luftës së pistë” të Guatemalës kundër kryengritësve të majtë dhe të dyshuarve sialeatë të tyre. (2)

Haiti

Në periudhën nga viti 1957 deri në vitin 1986, Haiti u qeveris nga Papa Doc Duvalier dhe më vonë postin e mori djali i tij. Gjatë kësaj kohe forcat e tyre terroriste kanë vrarë njerëz që numri i të cilëve mendohet të jetë nga 30,000 deri 100,000 njerëz. (1) Miliona dollarë të subvencioneve të CIA-s kishin arritur të depërtonin në Haiti gjatë asaj periudhe, kryesisht për të shtypur lëvizjet popullore, (2) megjithëse shumica e ndihmës ushtarake amerikane në vend, sipas Ëilliam Blum, është kanalizuar fshehurazi nëpërmjet Izraelit.

Sipas informacione që ka qënë e mundur që të mblidhet thuhet se qeveritë pas këtyre dy mbretërimeveDuvalier kanë qënë përgjegjëse për një numër edhe më të madh të viktimave po kështundikushmëria në Haiti nga ana e SHBA-së, veçanërisht duke përdorur CIA-n ka qënë e vazhdueshme. Më vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë detyruar të tëhiqet nga zyra presidenciale një prift katolik, Jean Bertrand Aristide, edhe pse ai ishte zgjedhur me 67% të votave në fillim të viteve 1990. Klasa e pasur e bardhë në Haiti e kundërshtoi atë për faktin se në këtë komb kryesisht me popullësi të njerëzve me ngjyrë, kishte krijuar programe sociale dhe shoqërore të dizajnuara për të ndihmuar të varfrit dhe për t’i dhënë fund korrupsionit. (3) Më vonë ai u kthye në detyrë, por kjo periudhë nuk zgjati shumë. Ai u detyrua nga SHBA-ja të largohej nga detyra e tij dhe tani ai jeton në Afrikën e Jugut.

Honduras

Në vitet 1980, CIA mbështeti Batalionin 316 në Honduras, i cili rrëmbente, torturonte dhe vriste qindra qytetarëve të këtij vendi. Pajisjet dhe manualet e torturës ishin mundësuar nga personeli argjentinas i CIA-s,të cilët kishin punuar me agjentët e SHBA-së në trajnimin e këtij batalioni Hondurasit. Përafërsisht 400 njerëz humbën jetën. (1,2) Ky është një tjetër rast i torturës në botë i sponsorizuar nga SHBA-ja. (3)

Batalioni 316 përdorte pajisjet e goditjes dhe të mbytjes gjatë marrjes në pyetje në vitet 1980. Të burgosurit shpesh mbaheshin lakuriq dhe, kur nuk ishin më të nevojshëm për informacion, vriteshin dhe varroseshin në varre të pashënuara. Dokumentet e deklasifikuara dhe burimet e tjera të mbledhura tregojnë se CIA dhe Ambasada e SHBA-së në Hondurasishin në dije për kryerjen e krimeve të shumta, duke përfshirë vrasjen dhe torturimin, megjithatë vazhduan të mbështesin Batalionin 316 dhe të bashkëpunonin me udhëheqësit e saj.(4)

Në fillimin e viteve 1980, Hondurasi ishte një terren për të bërë prova për Kontrat që po përpiqeshin të rrëzonin qeverinë socialiste Sandinista në Nikaragua. John D. Negroponte, aktualisht Zëvendës Sekretar i Shtetit, ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur ndihma ushtarake amerikane në Honduras u rrit nga 4 milionëderi në 77.4 milionë dollarë në një vit. Negroponte mohon të ketë pasur ndonjë njohuri në lidhje me këto mizori gjatë kohës që ai kishte shërbyer në këtë pozicion. Sidoqoftë, paraardhësi i tij në këtëdetyrë, Jack R. Binns, kishte raportuar në vitin 1981 se ishte thellësisht i shqetësuar në lidhje me rritjen e dëshmive të vrasjeve të sponsorizuara zyrtarisht. (5)

Hungari

Në vitin 1956 Hungaria, i cili shërbente si një komb satelit sovjetik, u revoltua kundër Bashkimit Sovjetik. Gjatë transmetimeve të kryengritjes nga “Radio Free Europe” e SHBA-së trasmetimete bëra në lidhje me Hungarinë nganjëherë merrnin një ton agresiv, duke inkurajuar rebelët të besonin se mbështetja perëndimore ishte e afërt dhe madje edhejepeshin këshilla taktike se si të luftonin kundër sovjetikëve. Shpresat e tyre u rritën edhe më shumë dhe pastaj u zhdukën nga këto transmetime që hodhën një hije edhe më të errët për tragjedinë hungareze. (1) Numri i të vdekurve hungarezë dhe sovjetik ishte rreth 3.000 persona ndërkohë që edhe revolucioni u shtyp. (2)

Indonezi

Në vitin 1965, në Indonezi u organizua një grusht shteti si rezultat i të cilit gjenerali Sukarno u zëvendësua e gjeneralin Suharto si udhëheqës të vendit. SHBA-ja luajti një rol të rëndësishëm në atë ndryshim të qeverisë. Robert Martens, një ish-zyrtar që kishte shërbyer në ambasadën e SHBA-së në Indonezi ka treguar se si diplomatët dhe zyrtarët e CIA-s kishin listuar deri në 5,000 emra personash nga Skuadrat e vdekjes që bashkëpunonte me Ushtrinë Indoneziane në vitin 1965 dhe tregon sesi shkonte t’i kontrollonte atanëse mbeteshin të vrarë apo nëse kapeshin peng. Martens pranoi se “Ndoshta edhe unëkam shumë gjak në duart e mia, megjithatësituata nuk ishte kaq e keqe. Herë pas here është e rëndësishme të godasësh fort në një moment vendimtar.” (1,2,3) Vlerësimet për numrin e vdekjeve variojnë nga 500,000 në 3 milionë persona. (4,5,6)

Në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 1997, SHBA-ja i ofroi Xhakartës gati 400 milionë dollarë ndihmë ekonomike si dhe shiti dhjetëra milionë dollarë armë në atë vend. Beretat e gjelbra të Amerikës ofruan trajnime për forcën elite të Indonezisë, e cila ishte përgjegjëse për shumë prej mizorive që do të ndodhnin në Timorin Lindor. (3)

Iran

Irani humbi rreth 262,000 njerëz në luftën kundër Irakut që filloi në vitin 1980 deri në 1988. (1) Për më shumë informacion në lidhje me këtë luftëmund të lexoni pjesën rreth Irakut.

Më datë 3 korrik të vitit 1988, anija e frcave detaretë SHBA-së, Vincennes teksa po lëvizte brenda ujërat iraniane që siguronin mbështetje ushtarake për Irakun gjatë një periudhe kur Irani ishte në kuftë kundër Irakut. Gjatë një beteje që po zhvillohej kundër forcave detare iraniane, kjo anijegoditi dy raketa drejt një aeroplani iranian, i cili ishte në një fluturim civil rutinë. Të gjithë pasagjerët, 290 civilë në bord mbetën të vrarë. (2,3)

Vazhdon…

Burimi : Global Research / Popular Resistance / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne