Qendra Kur’anore Elektronike e Gazës: Tërheq nxënësit e Kur’anit nga 47 vende

Rreth 1.200 individë aktualisht po mësojnë Kur’anin, duke ndjekur kurset e ofruara nga Qendra Kur’anore Elektronike e Gazës.
Sipas faqes së internetit të Palestinë Online, qendra filloi në maj të vitit 2015 nga Dar-ul-Kur’ani dhe Sunneti e Gazës.
Tani, njerëz nga e gjithë bota, përfshirë Indonezinë, Malajzinë, Gjermaninë, SHBA dhe Britaninë hyjnë në faqen e internetit të qendrës për të mësuar Kur’anin.
Mahmud Shubaki, një këndues i shquar i Kur’anit, palestinez, ka punuar me qendrën për një vit.
Ai ndihmon nxënësit, kryesisht jo-arabë, që të korrigjojnë këndimin e Kur’anit dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre Kur’anore.

Ai thotë se qendra synon të mësojë Kur’anin online për ata që jetojnë jashtë Palestinës.
Sipas Mahmud Shubaki, një numër i madh vajzash dhe djemsh kanë përfunduar tashmë kurset e ofruara nga qendra.
Kur dikush fillon të mësojë Kur’anin, gjëja e parë që u mësohet atyre është Surja Fatiha, surja e parë e Librit të Shenjtë, thotë ai, duke shtuar se disa madje mund të shpenzojnë deri në katër muaj për të mësuar plotësisht të lexojnë Kur’anin në mënyrë korrekte.
Gjithsesi, të gjithë nxënësit e Kur’anit janë entuziastë dhe vazhdojnë të punojnë për të përmirësuar aftësitë e tyre Kur’anore, shton ai.

Huna Nisar është ndër gratë që mësuan Kur’anin me qendër dhe tani është mësuese e Kur’anit.
Ajo thotë se kurset e qendrës përfshijnë mësimet mbi këndimin e Kur’anit, stilet e këndimit të Kur’anit etj.
Ajo thotë se numri i atyre që dëshirojnë të marrin në kurse është shumë më i madh se kapaciteti i qendrës.
Kur filloi të ofrojë kurse Kur’anore në maj të vitit 2015, qendra kishte 11 nxënës të Kur’anit, duke përfshirë pesë nga Palestina, katër nga vendet e tjera arabe dhe dy nga SHBA, tha ajo.
Tani qendra ka rreth 1.200 nxënës të Kur’anit nga 47 vende, tha ajo.

Burimi : IQNA/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne