Qeveria e Libisë refuzon takimin e Ligës Arabe

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Libisë, Mohammed al-Qablawi deklaroi se qeveria libiane ka refuzuar takimin e organizuar nga Liga Arabe lidhur Libinë pasi ajo e ka caktuar kohën e mbledhjes “në kundërshtim me rregulloren e brendshme të organizatës”.

Refuzimi erdhi pasi qeveria e shqyrtoi vendimin për seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Egjiptit, tha Qablawi në një deklaratë.

Zëdhënësi libian i bëri thirrje Ligës Arabe të ngelet e përkushtuar në sistemin e saj.

Nga ana tjetër, zëvendëssekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Zeki al-Emin, tha se seanca e planifikuar të mbahet sot, është shtyrë për nesër në mënyrë që të përfundohen përgatitjet dhe të sigurohet pjesëmarrja e delegacioneve.

Më herët, Ministria e Jashtme e Libisë njoftoi se për takimin me temë Libinë të thirrur nga Egjipti nuk është konsultuar qeveria libiane dhe se për këtë arsye, kjo mbledhje është në kundërshtim me praktikat e përgjithshme.

Të shtunën, duke folur në qytetin Matrouh afër kufirit me Libinë, presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi aludoi në mundësinë e dërgimit të “misioneve të jashtme ushtarake nëse kërkohet” dhe tha se “çdo ndërhyrje e drejtpërdrejtë në Libi tashmë është bërë e ligjshme ndërkombëtarisht”.

Al-Sisi i tha ushtrisë së tij “të jetë e përgatitur për të kryer çdo mision brenda kufijve, ose, nëse është e nevojshme, edhe jashtë kufijve”.

Ai tha se qyteti Sirte dhe baza ajrore al-Jufra janë një “linjë e kuqe”.

Ndryshe, Egjipti ka qenë mbështetëse e komandantit të forcave jolegjitime në Libi, Khalifa Haftar, i cili nga prilli i vitit 2019 ka sulmuar qeverinë e pranuar nga OKB-ja me bazë në Tripoli.

Së fundmi, forcat qeveritare libiane kanë rimarrë disa vende strategjike, përfshirë qytetin Tarhuna, fortesën e fundit të Haftarit në Libinë Perëndimore/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne