Qeveria iraniane kerkon qe Franca te nderhyje kunder terroristeve muxhahedine

Qeveria iraniane fajëson për protestat e dhunshme dhe aktet terroriste që po zhvillohen në shumë qytete të vendit, organizaten terroriste te Muxhahedineve Iraniane – MEK, e cila i ka bazat në Shqiperi dhe France.

Presidenti Hassan Ruhani ka telefonuar homologun francez Emanuel Macron dhe i ka kërkuar të arrestojë kreun e xhihadisteve iraniane, Marjem Raxhavine.

“Ne kritikojmë faktin që grupi MEK ka bazë në Francë, ndaj ju kërkojmë të veproni ndaj grupit terrorist MEK që ka organizuar protestat kundër vendit tim”, i ka thënë Ruhani Macron-it, sipas televizionit Francez TF1.

Autoritetet iraniane akuzojnë terroristet muxhahidinë se janë një grup që funksionon si ushtri mercenare per Arabinë Saudite dhe Izraelin. Sulmet e dhunshme kunder qeverise demokratike iraniane, institucioneve te saj etj ne ditet e fundit po orkestrohen nga organizata terroriste e muxhahedineve shume prej te cileve strehoen ne Shqiperi dhe France.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne