Qiproja greke fiton 4 miliardë euro nga shitja e nënshtetësisë

Pretendohet se administrata grekqipriote ka fituar rreth 4 miliardë euro duke u shitur shtetësinë biznesmenëve të pasur rusë dhe ukrainas.

Gazeta “The Guardian”, që del në Britaninë e Madhe, shkruan në një artikull të saj se administrata grekoqipriote ka shitur nënshtetësinë e Bashkimit Evropian me çmime shumë të larta nëpërmjet sistemit të quajtur ‘Viza e Artë’.

Sipas gazetës angleze administrata grekoqipriote këtë praktikë e ndjek që nga viti 2013; vetëm vitin e kaluar ajo u ka dhënë nënshtetësi dhe pajisur me pasaportë 400 të huaj dhe përmes këtij sistemi ka siguruar rreth 4 miliardë euro të ardhura.

Në listën që ka arritur të shtijë në dorë “The Gurdian” bëjnë pjesë shumë biznesmenë rusë.

“The Guardian” ka dokumentuar për herë të parë se të pasurit rusë dhe ukrainas përdorin shtetësinë grekoqipriote për të hyrë e dalë në Bashkimin Evropian (BE).

Mësohet se administrata grekoqipriote jo vetëm që fiton pasuri përmes kësaj rruge, por ajo nuk bën kontrolle të mjaftueshme lidhur me sigurinë e personave që u jep shtetësi.

Është zbuluar që një biznesmen sirian, një njeri i afërt i Presidentit Beshar Esad, i cili ka fituar nënshtetësinë grekoqipriote përmes të njëjtës rrugë, akuzohet për ‘korrupsion’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Bashkimi Evropian (BE) vazhdon ta ndjekë me shqetësim administratën grekoqipriote që shet shtetësinë kundrejt një shumë të madhe parash./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne