Qytetarët i bllokojnë rrugën në Roskovec, Rama ndryshon axhendën

Kryeministri Edi Rama është detyruar të ndryshojë axhendën e parashikuar, për shkak se qytetarët i bllokuan hyrjen pë në Roskovec.
Rama kishte parashikuar një takim sot me banorët e kësaj zone, por sipas PD protestat e qytetarëve në rrugën që lidh Fierin me Roskovecin me thirrjet “Rama Ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ka detyruar shefin e qeverisë të ndryshojë oraret në axhendë dhe lëvizjet në qarkun e Fierit.

Kjo nuk është hera e parë që Rama përballet me protesta në akset nacionale. Me një situatë të ngjashme ai është përballur edhe në takimet e tjera si në Lezhë, Korçë etj.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=vwsB2C6SqX4]

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne