Qytetarët nisen masivisht nga Durrësi, Shkodra dhe Elbasani për protestën në kryeqytet

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve raportohet nga degët e Partisë Demokratike në rrethe, se janë nisur për të marrë pjesë në protestën përpara Kryeministrisë në Tiranë. Raportohet se janë të paktën 60 mijë qytetarë nga qytete të ndryshme që po mbërrijnë në Tiranë, ku do i bashkohen protestës së orës 11:00.

Nga qarku i Durrësit janë nisur më shumë se 9500 njerëz, 9200 janë nisur nga Shkodra dhe 7800 nga Elbasani.

Të dhënat nga PD për protestuesit:

Qarku Shkodër – 9200

Qarku Lezhë – 7000

Qarku Kukës – 4100

Qarku Dibër – 3500

Qarku Durrës – 9500

Qarku Elbasan – 7800

Qarku Berat – 3400

Qarku Fier – 5600

Qarku Vlorë – 5000

Qarku Gjirokastër – 2000

Qarku Korçë – 4500

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne