Bota

Rabini paralajmëron se Izraeli duhet të jetë gati për luftën biblike të Fundit të Botës “në çdo kohë”

Rabini Pinchas Winston, autor i mirënjohur, ka paralajmëruar se përplasjet e përsëritura në Rripin e Gazës ose tensionet e vazhdueshme ndërmjet Izraelit dhe Iranit mbi Sirinë mund të shkaktojnë konfliktin e ardhshëm të madh, i cili, nga ana tjetër, mund të shihet si profecia biblike e vertet per “Fundin e Koherave”.

Rabbini Pinchas Winston, veprat e të cilit gjatë dy dekadave të fundit kanë trajtuar gjerësisht “Fundin e Ditëve”, ka sugjeruar që IDF ( forcat ushtarake te Izraelit) të jetë gati për një luftë biblike që mund të arrijë “në çdo moment pa asnjë paralajmërim”.

Ai tregoi një referencë për një profeci të Luftës së Gogut dhe Magogut nga Bibla Hebraike, e cila precipiton Shëlbimin Mesianik. Sipas interpretimit hebre, Gogu dhe Magogu mund të jenë individë, popuj apo toka dhe konsiderohen si armiq të Izraelit që do të mposhten nga Mesia.

“Çdo student i historisë e di se parashikimi është 20-20, por në këtë moment, nuk e dini kurrë se çfarë mund të shkaktojë një luftë. Lufta e Parë Botërore u nis nga vrasja e Dukes Ferdinand. Lufta e vitit 2014 në Gaza u nis nga vrasja e tre djemve të rinj. E njëjta gjë vlen edhe për Luftën e Gogut dhe Magogut, por edhe më shumë,” tha Winston për Breaking Israel News.

Ai gjithashtu përmendi një përshkrim nga Vilna Gaon, një rabin i shekullit të 18-të, për atë që mund të duket si Lufta e Gogut dhe Magogut , ai sugjeroi se do të zgjaste 12 minuta dhe do të përfshinte të gjithë botën.

“Kjo ishte e pakonceptueshme në atë kohë, por tani mund të parashikojmë se është realiste. Ka shumë aspekte të përshkruara në profeci që skeptikët thonë se janë të pamundura. Gjithçka është pjesë e planit më të madh,” tha ai.

Paralajmërimi vjen vetëm disa ditë pasi Sanhedrin, një komunitet rabinesh hebre, kërkoi ndërtimin e një Tempulli të Shenjtë të Shenjtë në Jeruzalem; Tempulli i Solomonit dhe tempulli i dytë i rindërtuar, të ngritur mbi Malin e Tempullit të qytetit mijëvjeçarë më parë, u shkatërruan nga babilonasit dhe romakët.

Shumë çifutë kanë shprehur shqetësimin se një vendim i tillë në mënyrë të pashmangshme do të çonte në ardhjen e Mesisë, ndërkohë që mësimet hebraike eskatologjike sugjerojnë se Tepulli i Tretë parashikon Armagedonin.

Pothuajse dy javë më parë, një gjarpër  rrëshqiti nga gurët e Murit Perëndimor të Izraelit, duke shkaktuar panik midis adhuruesve në vendin e shenjtë dhe duke i frikësuar se gjasme ishte një lajmëtar i Mesisë./sputniknews/Gazeta Impakt

 

OPINIONE

INTERVISTA