Raketa e kallashnikovë, zbulohet arsenal armësh në kufirin greko-shqiptar

Një arsenal armësh është zbuluar këtë të shtunë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se operacioni është zhvilluar nga policia dhe ushtria greke në Kostur.

Nga të dhënat e medieve fqinje, të cilat publikojnë dhe pamjet e aksionit, mësohet se armët janë gjetur të groposura.

Policia dhe ushtria kanë zbuluar kundërajror RPG, 16 raketa RPG, 80 granata, 3 kallashnikovë, 2 automatikë model 50, 4 krehëra automatku model 50, 25.920 fishekë, 80 mekanizma granate, etj.

Autoritetet greke po hetojnë një shtetas grek, i cili është i burgosur për trafik armësh dhe veprash arkeologjike./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne