Shqiperia

Rama bën humor me kuksianët: Do t’ju marr nga Londra, do t’ju ul në Kukës, të votoni PD-në!

Edi Rama, në prag të zgjedhjeve parlamentare, duket se e ka hapur “thesin” për çdo gjë.

Pas premtimit se do të bëjë zero taksat e biznesit të vogël dhe shumë “mrekullive” të tjera, në prag fushate, Rama tentoi të bëjë humor edhe me kuksianët dhe aeroportin e tyre, që ka shumë kohë që e premton, por ende nuk e ka realizuar.

Kryeministri tha se do t’i marrë kuksianët nga Londra dhe do t’i ulë me avion në Kukës, që të votojnë për Partinë Demokratike.

“Nëse një forcë madhore nuk do të ndërhyjë, kuksianët nga Londra të cilët janë tallur dhe na kanë përqeshur pafund për aeroportin, do t’i marr nga Londra dhe do t’i ul në Kukës të votojnë PD-në”, u shpreh Rama./tpz

OPINIONE

INTERVISTA