Rama bën kurban për Trumpin 34 shqiptarë

Procedohen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda 34 persona për financim të terrorizmit.

Report Tv mëson se Prokuroria ka regjistruar procedimin për këta persona pasi dyshohen për lidhje me shtetas të cilët marrin pjesë në luftën siriane.

Lufta në Siri ka bërë që shumë të rinj shqiptarë të shkojnë dhe të luftojnë në këtë shtet. Disa prej tyre për të luftuar kundër regjimit të Bashar Al Assadit, e disa edhe për shkak të besimit fetar.

Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar apo ndaluar. Për nevojë të hetimit, nga bankat e niveleve të dyta dhe agjencitë e transferimit të parave po merren të gjithë të dhënat dhe veprimet që kanë kryer këta persona.

Në 3 Maj të 2016, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 126 vite burg 9 persona që akuzoheshin se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin dërguar në luftën siriane dhjetra shqiptarë, ndër to gra dhe fëmijë.

Të paktën 6 shqiptarë që luftonin në Siri kanë humbur jetën atje që prej nisjes së konfliktit. Ata janë Halit Maliqaj nga Tirana, Ermal Xhelo nga Vlora, Omer Albani, Edu Samed nga Pogradeci, Bledar Hamza nga Pogradeci si dhe Diamand Rasha nga Elbasani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne