Rama deklaroi mbylljen, llotot vazhdojne avazin

Qeveria vendosi që të mbyllë të gjitha llotot, pikat e basteve dhe kazinote elektronike që nga 1 janari 2019.

Një vendim i mbeshtetur nga shumica e shqiptarëve, por që në fakt është një akt drastik që si gjithmonë nuk zgjidh problemin, por e bën atë më ilegal dhe i humbet shtetit nga të ardhurat miliona dollarë në buxhet.

E megjithëse kryeministri Rama, deklaroi se sdo kishte me asnjë lloto nga 1 janari, në rrjetet sociale sot qarkullojnë foto skedinash me ndeshjet e ditës, kryesisht nga kampionati anglez i cili edhe në 1 janar nuk ndalet.

Ashtu sic u parashikua ligji nuk zgjidhi problemin thjesht kaloi shumicën në ilegalitet apo online në kompani të huaja bastesh.

Nuk duket e njëjtë situata më kazinote elektronike, shumica e të cilave duket me celës në derë, por tashmë “festë” ka vetëm në Kazinon e Tiranës tek Taiwani ku puna vazhdon pa ndalim.

Në ditët në vijim pritet që qeveria të nxjerë aktet e reja si do veprojë me cështjen e basteve që me shumë gjasa do kalojë nën kontrrollin një kompanie shtetërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne