Rama do legalizoje drogen

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria shqiptare po studion lejen për ligjërimin e prodhimit të hashashit për arsye mjekësore, sikur e kanë disa vende në botë, mes tyre fqinji jonë, Maqedonia. Ai tha se, qeveria është në fazë ta avancuar, por jo në kapitullin e fundit të diskutimit të kësaj çështje.

Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë. Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit. Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më ta hapur, por jo, kaq‘ tha Rama mbrëmjen e sotme te Zonë e Lirë në përgjigje të pyetjes së drejtuesit të emisionit, se thonë që hashashi shëron koronavirusin…

I pyetur nëse do të dërgojë mjekë dhe në Spanjë pas Italisë, kryeministri e mohoi, por paralajmëroi një tjetër inciativë. “Jemi duke u marrë me një iniciativë tjetër, por është në përpunim” tha ai.

Pjesë nga intervista
Kujt do ia lësh drejtimin nëse infektohesh vetë nga korona?

Nëse infektohem timonin do e mbaj te respiratori, drejtimin ta mbajë kush të dojë

Thonë që hashashi shëron koronavirusin…mos ka ardhur momenti t’i rikthehemi…?
Atë pa leje nuk e lejojmë, atë me leje po e studiojmë se të tjerët e kanë bërë.

Është si ide, apo keni avancuar?
Jemi shumë të avancuar, por akoma nuk jemi në kapitullin e fundit

Për legalizimin e hashashit?
Jo! Për ligjërimin e prodhimit për arsye mjekësore. Sikur e kanë pothuajse të gjithë, disa e kanë më ta hapur, por jo, kaq

/Shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne