Rama i prerë me tregun e Kombinatit: Nga e hëna do ketë vetëm një hyrje, s’do të rrezikojmë gjithçka për ju

Kryeministri Edi Rama kërkon marrjen e masave të menjëhershme në tregun e Kombinatit, ku ka pas një dyndje të madhe njerëzish gjatë orëve të lejuara për për të bërë pazar nga qytetarët, gjatë kohës së karantinës.

Postimi i plotë

EDI RAMA: Kombinat, Tiranë – nuk do rrezikojmë gjithçka që kemi arritur deri tani në tiranë vetëm për një treg! Nëse nga 27 njësi, në 26 prej tyre tregjet funksionojnë për bukuri, nuk ka asnjë arsye që të mos vendoset rregull edhe në tregun e kombinatit.

Nga e hëna rregulla të reja:

– ushtria nuk do të lejojë më makina në treg;

– do të ketë vetëm një hyrje, çdo hyrje tjetër mbyllet;

– largohen të gjithë ambulatët në një hapësirë tjetër;

– në hyrje do të krijohet një tunel higjenik për dezinfektim.

– do vendoset sinjalistikë 2m larg njëri-tjetrit.

Masa drastike për të vetmin treg që na sjell probleme, por të gjitha këto nuk bëhen pa bashkëpunim!

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne