“Rama ik”, demokratët protestojnë para bashkisë në Maliq

Opozita shqiptare ka kthyer sheshet në “Parlament”, ku me qytetarët që i bashkohen nismave të saj përpiqet të tregojë se duhet rrëzuar qeveria e Edi Ramës për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Sot në Maliq, mbështetës dhe simpatizantë të PD kanë protestuar para bashkisë me thirrjet “Rama ik”.

Protestuesit kanë bllokuar bulevardin kryesor të qytetit ndërsa një kordon policie është vendosur në hyrje të bashkisë.

Pjesëmarrësit mbanin në duar pankarta dhe parulla kundër qeverisë aktuale, ndërsa ,mes tyre ishin të pranishëm edhe deputetët demokratë të zonës Ervin Salianji e Klevis Balliu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne