Rama: Opozita na turpëroi, po shkoj në Itali për të mbrojtur vendin

Kryeministri Edi Rama, pasi u shpreh në Kuvend se do të iki në Itali për t’i shpjeguar publikut atje se protesta nuk është e popullit, por e partive politike, ka reaguar sërish, këtë herë në Twitter.

Rama shprehet se do të shkojë në Itali për të mbrojtur Shqipërinë. Sipas tij, protesta e 16 shkurtit ka ndikuar në prishjen e imazhit të Shqipërisë, duke kërcënuar kështu dhe planet e investitorëve italianë për të zhvilluar biznese në vendin tonë.

‘Në Itali 24 orë për të mbrojtur Shqipërinë, pas cënimit të rëndë ndërkombëtar nga shfaqja e turpshme e dhunës partiake të 16 shkurtit e në vazhdim, që kërcënon investitorët e planet e tyre dhe turizmin që punëson e ushqen dhjetëramijëra njerëz.Për #ShqipërinëqëDuam’, shkruan kryeministri.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne