Rama organizon mbledhje qeverie me Markoviçin e Malit të Zi në Shkodër

Qeveria shqiptare dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës. Mbledhja e dy qeverive është përzgjedhur të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.

Për këtë arsye në rrugët kryesore të Shkodrës ka shumë gardistë, policë, madje edhe forca speciale të FNSH. Takimi do të nisë me ekzekutimin e himneve kombëtare në pedonalen “Kole Idromeno”, më pas bëhet parakalimi në këmbe deri tek Muzeu Marubi ku do të mbahet edhe mbledhja.

Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nenshkruhen marreveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp./ lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne