Rama paralajmëron rikthimin e trenave në transportin hekurudhor

A do rikthehet treni në Shqipëri siç ishte dikur?

Për kryemnistrin Rama kjo do të nisë të bëhet realitet vitin e ardhshëm, ku siç tha ai, do ketë shumë investime në infrastukturë, ku për herë të parë do hidhen para dhe në hekurudha.

“Kemi për herë të parë pas 30 vitesh buxhet për hekurudhat, për të ndërtuar hekurudhë. Hekurudha e re të shpejtësisë së lartë, Tiranë-Rinas-Durrës nis vitin e ardhshëm. Dhe do të rindërtojmë plotësisht linjën Fier-Vlorë të hekurudhës. Do të lehtësohen bizneset”, tha Rama gjatë një ndalese në Vlorë.

Prej vitesh, transporti hekurudhor shqiptar pothuajse është në asfiksi dhe shuarje totale. Ato pak trena udhëtarësh që shihen rrallë në hekurudhat ekzistuese, janë vetëm me dy vagonë dhe me udhëtarë sa gishtat e dorës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne