Rama përsëri ngjall frikë, publikon pamjet e viktimave të Covid-19 në SHBA

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga Amerika, ku edhe duken viktimat e koronavirusit që ngarkohen me vinç në një kamion frigorifer.

Sipas kronikës së medias së huaj, vendosja e kufomave në kamion ka ardhur si pasojë e shtimit të numrit të viktimave në morg, shifër e cila ka kaluar 1 mijë të vdekur. Ndërkohë Rama ka shkruar vetëm: Pa koment!

“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut për shkak të shpërthimit të covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër. Trupat e viktimave janë parë duke u ngarkuar në një kamion-frigorifer. Numri i të vdekurve tani i ka kaluar 1000të infektuar. Arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e viktimave në morg,”– thuhet në kronikë.

Ditë më parë Rama publikoi edhe disa pamje që pretendonte se ishin në Spanjë, por doli bllof, pasi ato pamje kishin të bënin me protestat antiqeveritare në Algjeri.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne