“Rama pi kokainë e pret koka njerëzish”, revoltohet Olsi Jazexhi: Mos u trembni nuk ua prekim gangsterin që keni në pushtet drogaxhiun, vrasësin, kurvarin

Disa shtetas janë vënë në pranga ditën e djeshme pasi protestuan para Kryeministrisë për nxjerrjen e imamit të vetëshpallur, Genci Balla nga sistemi 41-bis.

Policia mori informacion për protestën dhe ka arrestuar rreth 20 persona, mes tyre Olsi Jazexhiun. Ky i fundit është marrë nën hetim nga Anti-terrori bashkë me nëntë persona të tjerë për përhapje paniku.

Olsi Jazexhi ka realizuar një video ku ka treguar për peticionin që ka nisur për lirimin e Ballës. Në videon e tij ai shprehet ndaj Ramës si hajdut, kurvar, si person që pi kokainë.

Rama pi kokainë dhe pret koka njerëzish. Mos u trembni, nuk e prekim drogaxhiun, vrasësin, kurvarin.’ Janë fjalët e Jazexhit ndaj kryeministrit Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pak ditë më parë imami i vetëshpallur Genci Balla është dërguar nga qelia në spitalin e burgut, pasi kushte hyrë prej ditësh në grevë urie dhe nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Balla është dënuar për terrorizëm, megjithatë bashkë me të burgosur të tjerë u futën në grevë urie, pasi nuk e pranonin vendimin. Genci Balla, imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së re, ishte dënuar me 17 vite burg si kreu i grupit që rekrutonte luftëtarë nga Shqipëria drejt Sirisë. Më 30 korrik, Balla u vendos që të ishte një nga të parët që do t’i nënshtroheshin regjimit “41 BIS”./Dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne