Rama thirrje Bashës të ulet me opozitën e re: Ai i ka sjellë aty në parlament, të bashkojmë forcat!

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim me deputetët e opozitës së re, për t’i bindur ata që të votojnë marrëveshjen e arritur mes palëve, për reformën zgjedhore.

Rama ftoi kreun e opozitës, Lulzim Bashën, të ulet dhe të komunikojë me këta deputetë, të cilët ai i ka sjellë në parlament, për t’i bindur të votojnë pro marrëveshjes.

“Lulzim Basha të futet në këtë proces dhe të komunikojë me ata, që ai i ka sjellë vetë në këtë parlament. Të bashkojmë forcat për të gjtetur një zgjidhje, për një sitautë jo të lehtë. Nuk mund të interpretohet nga klubet e ekraneve, prej atyre që gjysmë shtrirë japin mend dhe japin zgjidhje deus ex machina. Jemi këtu për të gjetur një rrugë, mua më duhet të bëjë atë që është mes dy zjarrēve”, tha Rama.

/TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne