Rama me tuta mbledhje “serioze” qeverie në Velipojë

Sot paradite Kryeministri Rama  i veshur sikur të jetë paguar për reklamë nga adidas, do të mbledhë ekipin e ri qeveritar në një tjetër takim informal.

Këtë herë mësohet se është zgjedhur Velipoja e rruges se keqe pa sinjalistike dhe e trafikut të automjeteve, Velipoja e shperthimit te gazit ne hotel, Velipoja e mbytjes se turisteve. Por keto nuk kane rendesi per kryeministrin e veshur me atlete qe kushtojne sa nje page minimale shqiptare apo me tuta per te shprehur seriozitetin e punes se qeverisjes Rama 2.

Njësoj si takimi që zhvilloi pak ditë më parë në Llogara, edhe mbledhja e Velipojës do të jetë dyditore, për të përfunduar pasditen e të enjtes. Burime pranë Kryeministrit bëjnë me dije se në fokus të këtij takimi informal do të jetë vijimi i punës përgatitore të qeverisë së re Rama 2.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne