Bota

Raportet: Vdes në burg dijetari musliman Salman Audah

Ka pasur raportime të shumta në mediat arabe se dijetari Salman Audah ka vdekur në burgun ku po mbahej, në Rijad të Arabisë Saudite.

Megjithatë, këto raporte nuk mund të konfirmohen, dhe as djali i tij nuk ka mundur ta konfirmoj vdekjen e babait, pasi nuk ka pasur qasje e as komunikim me autoritetet e Rijadit.

Salman Audah është arrestuar dhe është burgosur nga pushteti saudit pas një deklarate të tij në Twitter, ku ka bërë thirrje për bashkim dhe jo ndarje me Katarin.

Audah njihet si një prej dijetarëve më me ndikim, por qasja e tij gjithnjë e më distancuese ndaj mbretërisë ka bërë që ai të përfundoj pas hekurave

OPINIONE